-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu në Mynih: Korridori VIII, prioritet gjeopolitik për Shqipërinë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka diskutuar në Konferencën e Sigurisë së Mynihut mbi rëndësinë e Korridorit VIII për sigurinë dhe zhvillimin e Evropës, duke theksuar se ky korridor është një prioritet gjeopolitik dhe politik me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale.

“I nderuar që mora pjesë dhe bashkëbisedova me ekspertët e Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim mbi mënyrën se si Korridori VIII, mbështet një Europë të sigurt dhe të fortë.
Ndava qëndrimin e qeverisë shqiptare se ky korridor përbën një prioritet të qartë gjeopolitik dhe politik, me efekte të drejtpërdrejta në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë rajonale”, shkroi Vengu në Facebook.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët dhe shtoi se ky korridor do të nxisë ndërgjegjësimin ndërkombëtar për rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor në projektin europian.

“Prandaj, theksova rëndësinë që përpjekjet financiare të Shqipërisë të shoqërohen me veprime konkrete nga BE dhe NATO, për të hapur instrumentet e zhvillimit dhe për të investuar në tërësinë e projekteve infrastrukturore përgjatë korridorit, nga pika hyrëse në kompleksin portual të Porto Romanos, deri në Detin e Zi, në Varna dhe Burgas.

Jam i bindur se këmbëngulja jonë, në bashkërendim me aleatët tanë, Italinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Rumaninë, do të shtojë ndërgjegjësimin e BE dhe NATO-s për rëndësinë strategjike të Europës Juglindore në projektin europian”, thotë më tej Vengu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit