Një 60-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugën “Peti” në Tiranë. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë qenë një vetëvrasje.
Viktima është identifikuar si Ilmi Sina, dhe arma e zjarrit është sekuestruar si provë materiale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.