Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Mënik të Tiranës. Zjarri ka shpërthyer me intensitet të madh dhe ka përfshirë tërë ndërtesën.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Rreth rrethanave të ngjarjes nuk ka ende informacion të plotë.