Reshjet e dendura të borës në zonën e Fanit, Mirditë, kanë krijuar vështirësi në qarkullim, duke sjellë probleme edhe në Rrugën e Kombit.
Trashësia e borës ka arritur në disa centimetra. Rrëshqitja e një kamioni ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi rrugor.
Ndërsa mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e normalitetit në qarkullim.