-sidi education-spot_img
10.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu në “5 Pyetjet”: Veliaj bashkëpunoi, masa e sigurisë është e tepërt

Kryesoret

Kreshnik Spahiu, në emisionin “5 Pyetjet”, u shpreh se Erion Veliaj ka qenë bashkëpunues në hetimet për inceneratorët dhe 5D, por masa e sigurisë ndaj tij është tepër e rreptë.

Ai e krahasoi me praktikat ndërkombëtare dhe theksoi se në Europë masat e sigurisë janë më të lehta, ndërsa në Shqipëri janë më të ashpra, duke ngritur pyetje mbi standardet e ndjekura nga gjykatat dhe prokuroritë shqiptare.

“Unë mendoj që nuk kam sesi të ndaj mendim ndryshe. Kur bëhet fjalë për ligjin dhe standard, jemi të gjithë për një standard. Por jemi në pjesën kur diskutojmë nëse Gjykata dhe prokuroria ka ndjekur të njëjtin standard. Dhe këtu kemi të njëjtën Gjykatë që ka lehtësuar pozitën e dhëndrit të Sali Berishës për disa akuza. Në tërësi janë akuza të ngjashme, por persona të ndryshëm. Masa me burg vihet në rast të rrezikshmërisë së lartë shoqërore, që qëndron, por duhet theksuar edhe rrezikshmëria e lartë e personit apo pengimin e hetimit. A e ka penguar Veliaj hetimin? Ai ka qenë për 3 çështje nën hetim, inceneratorët, 5D dhe pasurinë. Pyetja është Veliaj ka ushtruar presion vetëm për pasurinë dhe ka qenë bashkëpunues për të tjerat?”, u shpreh juristi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit