Një 30-vjeçar nga Lezha, identifikuar si N. K., është marrë në hetim pas denoncimit të fejuarës së tij për vendosjen e përgjuesve në banesën e saj.
Policia njofton se ai ka ndërhyrë në jetën private të fejuarës, duke e ndjekur në çdo veprim dhe hap, për shkak të xhelozisë.
Pas hetimit, është ngritur procedimi penal për “ndërhyrje të padrejta në jetën private”.