Policia Rrugore e Elbasanit gjatë 2 javëve të para të shkurtit ka vensdosur 4081 gjoba dhe janë arrestuar 16 shoferë.
16 shoferët kanë qenë në gjendje të dehur dhe nën efektin e alkoolit. Ndërsa gjobat u vendosën për parakalime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje të kodit rrugor etj.
Gjobat e vendosura janë 4081 total ku:
-862 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara
-620 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit
-430 drejtues mjetesh për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
-109 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
-1120 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara
-320 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore
-620 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor