15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hashim Thaçi mungon në seancë, gjyqtari: Është sëmurë

Kryesoret

Në gjykimin e sotëm në Dhomat e Specializuara të Kosovë, ka munguar Hashim Thaçi. Kjo për arsye se ai ka shfaqur probleme shëndetësore. Avokati i tij Luka Misetiç ka thënë se klienti i tij nuk ndihej mirë dhe nuk mund të merrte pjesë në seancë.

“As unë nuk kam informacion, sekretarja më njoftoi se klienti nuk ndihej mirë, dhe nuk mund të merrte pjesë në seancën e sotme. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush”, tha Misetiç.

Ndërsa gjyqtari tregoi se Thaçi ka pasur nevojë të konsultohet me një mjek.

“I vetmi komunikim ishte se nuk ka qenë mirë nga shëndeti, dhe duhet të fliste me një mjek. Komunikoni me të nëse jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij”, tha gjyqtari Smith.

Avokati tregoi se Thaçi ka dhënë leje për ta vazhduar seancën dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit