Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur të lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Izet Dushaj.
Vendimi u mor unanimisht nga trupi gjykues pas shqyrtimit të ankimit të Dushajt, i cili ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në vitin 2021 për pasuri të pajustifikuara dhe dyshime për veprime fiktive lidhur me blerjen e një apartamenti në Tiranë.
Dushaj kishte punuar në sistemin e drejtësisë që nga viti 1993 dhe ka mbajtur funksione të ndryshme, duke përfshirë atë të gjyqtarit në Apelin e Durrësit.