Ish presidenti brazilian Jair Bolsonaro është akuzuar ga prokurorët për një komplot të dyshuar për grusht shteti, për të helmuar pasardhësin e tij. Ai dyshohet se ishte përfshirë në një plan për të helmuar presidentin aktual Luiz Inacio Lula da Silva, i njohur r zakonisht si Lula, dhe për të vrarë një gjyqtar të Gjykatës së Lartë.
Prokurori i Përgjithshëm Paulo Gonet tha se Bolsonaro dhe 33 të tjerë morën pjesë në planin për ta mbajtur atë në pushtet.
Ndërkohë, Bolsonaro i mohon akuzat. Ai humbi ngushtë zgjedhjet e 2022-it dhe kurrë nuk e pranoi publikisht humbjen e tij, duke e lënë Brazilin vetëm disa ditë para se Lula të bënte betimin.
69-vjeçarit i është ndaluar të kandidojë për tetë vjet pasi u akuzua për minimin e demokracisë braziliane duke pretenduar në mënyrë të rreme se fletëvotimet elektronike të përdorura në sondazhin e tetorit 2022 ishin të prekshme ndaj hakerave dhe mashtrimeve.