Katër kandidatët po garojnë për tu bërë kancelar i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e të dielës. Kandidatët për kancelarë janë kancelari në detyrë, lideri i opozitës, zëvendëskancelari i tanishëm dhe për herë të parë lideri i partisë së ekstremit të djathë, raporton agjencia e lajmeve “AP”.
Emrat e katër kandidatëve janë:
Olaf Scholz
Olf Scholz 66-vjeçar ka qenë i kancelarë i Gjermanisë që nga dhjetori i 2021-tës. Socialdemokrati i qendrës së majtë ka përvojë të gjatë në qeverisje, kur ka shërbyer si kryetar i Hamburgut dhe si ministër i Punës dhe Financave në Gjermani.
Si kancelar, ai shpejt e gjeti vetin duke u përballur me kriza të papritshme. Ai u përpjek për ta forcuar Ushtrinë gjermane pas pushtimit rus të Ukrainës dhe e ka bërë Gjermaninë furnizuesin e dytë më të madh të Ukrainës me armë.
Qeveria e tij ka parandaluar mungesën e rrymës dhe është munduar ta luftojë inflacionin. Por koalicioni tripartiak u bë i famshëm për probleme të brendshme dhe kolapsoi në nëntor pas problemeve se si të nxjerrin nga kriza ekonominë më të madhe të Evropës, e cila është tkurrur gajtë dy viteve të fundit.
Friedrich Merz
Lideri 69-vjeçar i opozitës gjermane, Friedrich Merz, ka qenë lideri kryesor në fushatë, me bllokun e unionit të tij të qendrës së djathtë që po kryeson sipas sondazheve. Ai u bë lider i partisë së Unionit Kristiandemokrat pas largimit në vitin 2021, të ish-rivales së tij kancelares Angela Merkel.
Merz e ka udhëhequr partinë në drejtim më konservator. Në fushatë, ai e ka bërë migrimin ilegal problem qendror. Merz ka mungesë përvoje në qeverisje. Ai iu bashkua Parlamentit Evropian në vitin 1989 para se të bëhej ligjvënës në Gjermani pesë vjet më vonë.
Ai pushoi për disa vite nga politika pas 2009-tës, duke ushtruar zejen e avokatit dhe drejtoi bordin mbikëqyrës të degës gjermane të menaxhimi të investimeve BlackRock.
Robert Habeck
Robert Habeck 55-vjeçar është kandidat nga ambientalistët e partisë së Gjelbër. Po ashtu ai për momentin është zëvendëskancelar dhe ministër i Ekonomisë dhe Klimës, me përgjegjësi për probleme energjetike.
Si bashkëudhëheqës i të Gjelbërve nga 2018-ta deri në 2022-tën, ai ka kryesuar rritjen në popullaritetin e partisë, por në vitin 2021 ai i la vendin Annalena Baerbockut – tani ministre e Jashtme e Gjermanisë – për ta udhëhequr kandidaturën e parë të partisë për postin e kancelares.
Përvoja me Habeckun si ministre ka marrë vlerësime të përziera, veçanërisht një plan i Ministrisë për ta zëvendësuar sistemin e ngrohjes me derivate fosile me alternativa të gjelbra që thelluan ndarjet brenda qeverisë.
Alice Weidel
Alice Weidel 46-vjeçare është kandidatja e parë e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), për postin e kancelares. Një ekonomiste, Weidel i është bashkuar partisë pasi ishte themeluar në vitin 2013-të.
Ajo ka qenë bashkëudhëheqëse e grupit parlamentar të partisë së saj që kur partia e saj fitoi ulëse në legjislaturën në vitin 2017. Ajo ka qenë bashkëudhëheqëse e partisë që nga 2022-ta, bashkë me Tino Chrupallan.
Në dhjetor, ajo u nominua si kandidate për kancelare – edhe pse partitë e tjera thonë se nuk do të punojnë me AfD-në. Pra, nuk vlerësohet se ka mundësi reale për tu bërë kancelare.