Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vizituar Papa Françeskun, i cili po kurohet në spital prej disa ditësh pas diagnostikimit me pneumoni në të dy mushkëritë.
Pas vizitës, Meloni njoftoi se Papa ishte në gjendje të mirë, i vetëdijshëm dhe i qetë. Ajo shtoi se Papa nuk ka humbur sensin e humorit dhe i uroi atij shërim të shpejtë.
“Ne bëmë shaka si gjithmonë. Ai nuk e ka humbur sensin e tij të humorit”, ka thënë Meloni pas vizitës në spital.
Vatikani kishte njoftuar më herët se Papa kishte anuluar disa angazhime për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, duke treguar një situatë komplekse, por stabilizuar.