20-vjeçarja me iniciale Xh.R., e cila kishte disa ditë që ishte larguar nga banesa e saj në Përrenjas u gjet nga policia.
Ajo ishte larguar nga banesa që prej ditës së Shën Valentinit dhe kishte ndërprerë çdo kontakt me familjarët e saj. Mamaja e 20-vjeçares kishte kallëzuar në policinë e Librazhdit për largimin e vajzës.
“Në Komisariatin e Policisë Librazhd, ka kallëzuar shtetasja D. R., 41 vjeçe, se më datë 14.02.2025, i është larguar nga banesa vajza e saj shtetasja Xh. R., 20 vjeçe”, informoi policia më 17 Shkurt.