Gjykata e Posaçme ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Në kërkesë Ajola Xoxa kundërshtonte kontrollet e kryera nga BKH në ambientin e saj në Sky Tower. Gjyqtari Erion Bani rrëzoi kërkesën e saj.
Kontrollet u ushtruan me janar ku u sekuestruan sendet me vlerë të hetimit të Ajola Xoxës. Gjithashtu është rrëzuar edhe kërkesa për kthimin e celularit të saj.
Ndërkohë Ajola Xoxa është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe Erion Veliaj në “arrest në burg”.