Gjykata e Posaçme ka vendosur që të lërë në fuqi masat e sigurisë “arrest në burg” për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën.
Ata akuzohen për përplasje me armë zjarri në gusht të 2024 në Rranxë të Bushatit. Salumel Troshani dhe Izmir Sakica nuk u paraqitën në seancë, duke u përfaqësur me prokurë nga avokati Sokol Tahiraj.
Në kërkim është Aleksandër Prendi i cili dyshohet si një nga protagonistët kryesorë të përplasjes me armë mes dy grupeve.









