Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka vizituar familjen Deda në Gërdec, një familje që ka përballuar tragjedinë e vitit 2008, kur humbi biznesin e saj të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në tragjedinë e Gërdecit.
Spiropali lavdëroi forcën dhe përkushtimin e familjes Deda, e cila, pas shkatërrimit të biznesit, e rifilloi jetën duke u përfshirë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit.
Postimi i plotë:
Vizitë në familjen e madhe Deda, model i forcës, punës dhe përkushtimit.
Prej shpërnguljes nga Puka në 2006-ën, deri tek rrafshimi i biznesit të tyre të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në tragjedinë e Gërdecit, ata kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit.
Një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara!