Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i Safet Bajrit, i cili u arrestua mesditën e sotme (21 shkurt). Sipas informacioneve, Bajri kishte marrë një flet-thirrje nga BKH që të paraqitej për ADN dhe dëshmi. Gjatë bisedës me policinë, ai u shpreh se nuk kishte makinë të blinduar, ndërsa autoritetet i thanë se do të shkonin në komisariatin e Shkodrës për marrjen e ADN-së.
Ai ishte shoqëruar nga avokati i tij, Sokol Tahiraj, por teksa priste, forcat RENEA zbarkuan në vendin e ngjarjes dhe e shtrinë përtokë, duke i vënë prangat. Pas arrestimit, Bajri iu komunikua masa e sigurisë “arrest me burg” për vrasjen e Fatbardh Licit, e ndodhur në vitin 2018.
Sipas SPAK, Bajri, bashkë me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, organizuan dhe ekzekutuan vrasjen e Licit si hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2018, ku Bërçana dhe partnerja e tij, Silvi Ndoci, u ekzekutuan në makinë.
SPAK zbardh akuzat për arrestimin e Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit