Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmeve të publikura për largimin e Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë.
Sipas Berishës, Agaçi është larguar jashtë Shqipërisë me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, pasi kishte rrezik të arrestohej. Ai e akuzon Agaçin se është larguar për t’u shmangur nga hetimet dhe t’i shpëtojë ndjekjes ligjore.
Berisha ka publikuar një mesazh nga qytetari dixhital, ku thuhet se Agaçi është zëvendësuar nga Vilma Guri në këtë post.
Postimi i Sali Berishes
Don Agaçio arratiset!
Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!
Si je Doktor!
Po të jap një info! Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe është zëvendësuar e komanduar Vilma Guri, është larguar me pretekstin për t’u kuruar jashtë, por në ambiente e brendshme flasin qe ka ikur për te mbrojtur veten.
Ne korridoret dhe zyrat e kryeministres ndjehet tringëllimë hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Janë sekuestruar me kuintal dokumente. Klm