Qendrat e votimit janë mbyllur në Gjermani. Sipas exit poll-eve nga kanali shtetëror ARD, Demokristianët po me fitojnë 29%. E djathta ekstreme AfD 19.5%, Social Demokratët 16%.
Kristian Demokratët (CDU/CSU) duket se po fitojnë me një diferencë të madhe, duke mbledhur 29%, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 19.5% dyfishon përqindjen e saj. “Ajo është fituesja e zgjedhjeve si në numër ashtu edhe në përshtypje”, komenton DW.
Për Social Demokratët (SPD), 16% e afërt interpretohet si një humbje e rëndësishme që vulos të ardhmen politike të Olaf Scholz.
Të Gjelbrit pasojnë me 13.5% ndërsa Liberalët (FDP) po lëvizin brenda pragut prej 5% që kërkohet për të hyrë në parlamentin federal.
Për partinë e majtë Die Linke, sondazhet tregojnë 8.5% dhe Sarah Wagenknecht është kufizuar në 4.7%.
Friedrich Merz dhe Kristian Demokratët kanë një epërsi të padiskutueshme, sipas të dy sondazheve exit të kryera në Gjermani.
Megjithatë, aktualisht është e paqartë nëse ai do të arrijë të formojë një koalicion qeverisës vetëm me një parti më shumë dhe gjithçka do të varet nga sa fraksione do të arrijnë të hyjnë në parlament.
Alternativa për Gjermaninë (AfD) po feston përqindjet e saj në rritje, pasi del si forca e dytë më e madhe në politikën gjermane. Katër vite më parë ishte 10.4% dhe tani duket se mund të arrijë edhe 20%. Liderja e ekstremit të djathtë gjerman, Alice Weidel, përshëndeti rezultatin “historik” të zgjedhjeve.
Sondazhet sugjerojnë se mund të nevojiten negociata të zgjatura për të formuar një qeveri koalicioni, me gjasë që të përfshijë tre parti.
Friedrich Merz, 69 vjeç, i cili do të udhëheqë përpjekjet për të formuar një qeveri, nuk ka shërbyer më parë në një pozicion qeveritar. Ai ka premtuar një qeveri më të fuqishme se ajo e Olaf Scholz-it dhe është zotuar të kthejë Gjermaninë në një “rol udhëheqës brenda BE-së”.
Negociatat do të jenë të vështira, pasi dallimet mes palëve janë të mëdha, kryesisht për çështje të tilla si emigracioni dhe përballja me AfD-në e ekstremit të djathtë.
Derisa të formohet një qeveri, kancelari Scholz në largim do të ketë një rol kujdestar në kryerjen e detyrave përkatëse.