-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E djathta ekstreme trondit Gjermaninë: Kemi mandat për të bërë ndryshim politik

Kryesoret

Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës për Qeverinë e re federale, me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.

Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF. Sipas tyre, partia e kancelarit Olaf Scholz renditet e treta.

Liderët e AfD-së: Kemi mandat për të bërë ndryshim politik

Rritja e AfD-së, parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga emigrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë. Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.

Liderët e AfD-së kanë thënë se janë shumë të lumtur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Njëri prej udhëheqësve, Tino Chrupalla, ka thënë se është “shumë krenar” me partinë.

“Ne ishim të bashkuar, fushata jonë ka pasur cak dhe kemi qenë të disiplinuar”, ka thënë ai, duke qenë afër Alice Weidelit, udhëheqëses tjetër të partisë.

“Ne mund të bëjmë ndryshim epokal”, ka thënë ai, duke shtuar se janë të hapur për negociata. “Ne kemi fituar besimin e votuesve dhe kjo duhet të jetë diçka që e pranojnë të gjithë”, ka shtuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit