-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz përjashton koalicionin me AfD-në e ekstremit të djathtë

Kryesoret

Konservatorët e Gjermanisë do të bëjnë gjithçka që munden për të formuar një qeveri për të ndërmarrë veprime sa më shpejt të jetë e mundur, tha kandidati për kancelar Friedrich Merz pas shpalljes së fitores.

Merz tha se ai ende duhet të punojë se si të formojë një qeveri koalicioni dhe se në mënyrë ideale ai do të donte një partner, jo dy. Më pas ai ka theksuar se, siç ka thënë vazhdimisht, nuk do të kërkojë koalicion me AfD-në.

Kancelari gjerman në largim, socialdemokrati Olaf Scholz, pranoi humbjen për partinë e tij dhe përgëzoi kundërshtarin e tij konservator. “Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Social Demokrate, është gjithashtu një humbje elektorale,” tha Scholz. Drejtuesit e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) folën për një epokë të re dhe ndryshim politik.

Bashkëkryetari i partisë, Tino Chroupala, me bashkëkryetaren e AfD dhe kandidaten për kancelar Alice Weidel në krah, e bëri të qartë se ata dëshirojnë të marrin pjesë në negociatat që do të pasojnë. “Ne me të vërtetë mund të sjellim një ndryshim të epokës. Ne jemi gjithmonë të hapur për negociata”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit