Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, dhe një nga eksponentët më të rëndësishëm të PL-së, Blushi, kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.
Ata janë pritur për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Sali Berisha, ku do të diskutohet për emrat e kandidatëve për deputetë në koalicionin me PD-në.
Partia Demokratike është gjithashtu në negociata me parti të vogla për formimin e koalicionit parazgjedhor.