-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani ballafaqohet me Xhuljan Hoxhën: I ke shërbyer Çapjave, e di nga Suel Çela

Kryesoret

Në një gjyq të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme, Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, ka zbuluar emra dhe episodet kriminale të kryera me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë seancës, Dumani u ballafaqua me Xhuljan Hoxhën, të cilin e akuzoi se i kishte shërbyer grupit kriminal Çapja në Elbasan.

Dumani sqaroi se informacionin për këtë e kishte marrë nga Suel Çela në vitin 2022, i cili kishte pasur një dosje të plotë për këtë çështje. Gjatë seancës, Hoxha u përpoq të mohojë akuzat, por Dumani insistoi për lidhjet e tij me grupin Çapja.

Pjesa nga biseda në gjyq

Avokati: Nga momenti që ndërruat vendimmarrjen nga Dine Çami tek Bujar Çela iu ka ardhur ndonjë informacion nga Xhuljan Hoxha?

Nuredin Dumani: Jo nuk na ka sjellë.

Xhuljan Hoxha: Dumani ka deklaruar që unë i kam shërbyer grupit kriminal Çapja, kujt personi i kam shërbyer?

Nuredin Dumani: Emër nuk di. Kam folur me Suel Çelën në 2022, dhe ai kishte komplet dosjen. Dhe une e di nga Sueli këtë. Ndërsa ne fillim ma ka thënë Erion Alibej që ti i ke shërbyer Çapjave. Unë vetë nuk të kam parë dhe nuk e di i ke shërbyer Çapjave apo jo.

Xhuljan Hoxha: A më ka parë mua Dumani ndonjëherë të marr lekë unë nga Erion Alibej?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit