-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrat Hoxha dhe Mazniku prezantojnë Prefektin e ri të Elbasanit, Ilir Bejtja

Kryesoret

Ministrat Ervin Hoxha dhe Arbjan Mazniku prezantuan sot Prefektin e ri të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, që zëvendëson Ali Mysliun. Gjatë ceremonisë, Hoxha vlerësoi Bejtjan për eksperiencën e tij në administratën publike, duke theksuar se ai do të ketë një rol kyç në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 11 majit.

“Prefekti i ri, Ilir Bejtja është një personalitet, me njohuri dhe eksperiencë të gjatë në administratën publike, me kontribut si deputet dhe së fundmi, për disa vite, në rolin e zëvendësministrit. Ai vjen në këtë detyrë me një bagazh profesional dhe institucional, duke pasuar Prefektin Ali Mysliu, i cili ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Për profesorin, siç ja kam shprehur edhe në bisedën që pata me të, kam vetëm vlerësime dhe mirënjohje për periudhën që drejtoi Prefekturën,”- theksoi Ministri Hoxha gjatë prezantimit.

Ministri foli gjithashtu për prioritetet e Prefektit, si forcimin e sigurisë publike dhe përfundimin e projekteve zhvillimore të infrastrukturës, që do të kontribuojnë në rritjen e turizmit në Elbasan.

“Është shumë e nevojshme të kemi një koordinim mes bashkive dhe institucioneve qendrore, në mënyrë që të ketë përfitime të dukshme në jetën e njerëzve. Të përkthehet nga një zhvillim infrastrukturor në përmirësim në jetën e njerëzve. Një ndër detyrat kyçe të Prefektit është të koordinojë gjithë aktorët në territor për të ecur para punët”, u shpreh ministri Mazniku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit