Partizani triumfoi 2 me 1 ndaj Laçit dhe u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Padsterlau zhbllokoi takimin në minutën e 18-të, ndërsa në minutën e 57-të, miqtë barazuan shifrat me Bibon.
Ndërsa Albers Keko në minutën e 90-të shënoi golin e fitores dhe të kualifikimit për Partizanin.
Debutim me fitore për Arbër Abilaliajn, i cili mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Aleksandar Veselinovic.