Policia e Tiranës ka arrestuar 3 të rinj, të dyshuar për shpërndarjen e kokainës dhe kanabisit, pasi u gjetën me doza narkotikësh të ndara për shitje.
Gjatë kontrollit në banesat dhe automjetet e të dyshuarve, u sekuestruan sasi lëndësh narkotike të ndara në doza, të cilat ishin gati për tregtim.
Në pranga kanë rënë L. F., 28 vjeç, E. L., 29 vjeç, dhe E. D., 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, ndërsa lënda narkotike u gjet edhe në një valixhe. Ata dyshohen se shisnin drogë në zona të ndryshme të Tiranës dhe Vorës.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.