-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, dënohet me një vit burg

Kryesoret

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës e ka dënuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës. Kjo për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Dënimi është shpallur në shkallën e parë dhe Dodik ka të drejtë ta ankimojë atë.

Ndërkohë, në Banjallukë, është mbajtur një protestë mbështetjeje për presidentin, ku disa mbështetës mbanin pankarta që shpreheshin kundër dënimit, duke e konsideruar atë si një sulm ndaj Republikës Sërpska.

Dodik kishte njoftuar se nuk do të merrte pjesë në shpalljen e aktgjykimit, por ishte i pranishëm në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska pak para shpalljes së dënimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit