-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i fundit/ Tre të plagosur jashtë godinës ku po gjykohet vrasësi i boksierit shqiptar

Kryesoret

Raportohet për të paktën tre të plagosur jashtë gjykatës në qytetin e Bielefeldit në Gjermani të mërkurën, ku u mbajt seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani në vitin 2024. Huseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Nimanit.

Të shtënat nisën rreth orës 13:30 pas përfundimit të seancës të së mërkurën. Raportohet se tre plumba u shkrepën 150 metra larg gjykatës. Gazeta gjermane “Bild” raporton se të paktën dy pjesëtarë të familjes së të akuzuarit u qëlluan – vëllai dhe babai – njëri prej tyre u plagos në këmbë e tjetri në gjoks dhe është në gjendje të rëndë. Ndërkohë gazeta “Neue Westfalische” raporton për të paktën tre të plagosur.

Raportohet se një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar, ndërsa një tjetër është ndaluar.  Për rastin ka informuar edhe “Radio Bielefeld”, që ka treguar se disa zona janë rrethuar për kapjen e të dyshuarit të dytë për plagosjen e të mërkurës.

Seanca e të mërkurës nisi në ora 9:00. Hyseyin Akkurt po akuzohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar. Ai u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel. Dyshohet se së bashku me Aymand Dawoud Kirit (33 vjeç), që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit kosovar që vdiq në vendin e ngjarjes.

Gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, të shtëna me armë zjarri jashtë gjykatës në Gjermani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit