Nedim Bajrami, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka shënuar një gol të rëndësishëm për Gllazgou Rejnxhërs në ndeshjen e Premier Ligës skoceze kundër Kilmarnokut, duke shpresuar që kjo paraqitje t’i sigurojë më shumë minuta lojë.
Ai ka shënuar golin e tij të dytë në kampionatin skocez dhe shpreson të luajë më shpesh për të qenë gati për eliminatoret e Kupës së Botës.
Ndërkohë, Arbër Hoxha pati një paraqitje të shkurtër dhe nuk mundi të ndihmonte Dinamon e Zagrebit për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Kroacisë.