Gjykata e Beratit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për tre persona të dyshuar për futjen në treg të 21 ton mandarinave të kontaminuara me pesticide, të kthyer nga Kroacia.
Ata janë Arben Dyli, eksportues, Elton Tafaj, fermer, dhe Elson Tahiraj, inspektor i shtetit. Avokatët e tyre mbrojtës argumentuan se të dyshuarit ishin viktima të konkurrencës tregtare, ndërsa Dyli dyshoi mbi vërtetësinë e analizave të autoriteteve kroate.
Dyli tha se nuk e dinte se duhej të njoftonte AKU-në dhe kishte kërkuar që fermerët të merrnin mbrapsht produktin.