-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Politikanët italianë ndalohen të vizitojnë Veliajn, Grassini: Alarm për drejtësinë në Shqipëri

Kryesoret

Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi, dy deputetë të grupimit Forza Italia, nuk janë lejuar të vizitojnë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ata u shprehën të shqetësuar për situatën dhe përkushtimin e drejtësisë në Shqipëri.

Pas bllokimit të takimit, ata publikuan një mesazh mbështetës për Veliajn dhe shprehën frikën se sistemi i paraburgimit mund të çojë në abuzime, duke e krahasuar me periudhën e Tangentopolit në Itali, kur shumë politikanë u burgosën pa prova.

Ja mesazhi i tyre:

“Jemi në Durrës, së bashku me deputetin Berardi, për t’iu gjendur pranë kryebashkiakut të Tiranës, për të parë kushtet e tij në burg. Në këtë moment ai gjendet i izoluar brenda kësaj ndërtese. Fatkeqësisht nuk na u lejua hyrja. Na rezervuan një pritje shumë të sjellshme, por urdhëri është për të mos lejuar të hyjë asnjë tjetër, përveç familjarëve.

Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe tek ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem, sepse shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për të arritur në disa zgjidhje që sot për sot, nuk na rezultojnë.

Forza Italia” është gjithmonë në favor të garancisë. Pra, në favor të kujtdo që do të duhet të provojë, deri në gjykimin e madh final, pafajësinë e tij. Do të shohim si do të shkojë. Sigurisht, kjo rrjedhë që po merr sot është shumë e ngjashme me atë tonën, në periudhën e Tangentopoli. Shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një situatë të tillë të errët”, tha Lorenzo Grassini.

“Jemi kundër paraburgimit. Këtu duket sikur jemi kthyer në kohët e Tangentopoli-t, kur abuzohej me paraburgimin. Pa folur pastaj, për atë çka mund t’i shkaktojë personit, i cili më pas mund të rezultojë edhe i pafajshëm, e që mund të mos ketë kryer asnjë vepër. Këto janë plagë që ngelin gjatë, përgjatë gjithë jetës. Po, duhet bërë drejtësi, por drejtësi të drejtë. Ne jemi garantues, pra për një drejtësi të drejtë. Deri në një provë të kundërt, të gjithë jemi të pafajshëm”, u shpreh Roberto Berardi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit