Pavlin Preka, 20 vjeç, u gjet i vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Guci e Re, Shkodër.
Xhaxhai i tij, Prek Preka, tha se nuk kishte dijeni për arsyen e vrasjes, duke theksuar se nipi i tij ishte një djalë i qetë që merrej me bagëti dhe punonte tokat me familjen. Ai shtoi se Pavlini nuk kishte pasur asnjë problem me askënd dhe jetonte mes Dukagjinit dhe fshatit Guci.
Prek Preka: Pavlin, është djali vëllaut, e kam nip. Lajmin e kam marrë vesh para 20 minutash. E kanë vrarë, bile unë kam marrë fjalë e kanë therë te shtëpia në Guci. Asnjë problem nuk ka pasur… Jetonte me babën dhe vëllanë e vetë në Dukagjin shumicën e kohës. Në Dukagjin ka bagëti, punonte dhe tokat. Gjendja ekkonomike…kanë ngrënë një kafshatë buke me forcim, është rritur vetëm me babanë. Halle si tërë të tjerët. E di vetë policia, s’kam nevojë me i mësuar unë, shteti merr masat e veta.
Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, viktima u qëllua me pistoletë në gjoks