-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje nga shpërthimi në zyrën e Fran Gjonit, dy autorë lidhje me politikën

Kryesoret

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zyrën e noterisë Fran Gjoni në qytetin e Lezhës. Sipas burimeve nga policia, dy autorë kanë përdorur tritol me fitil që e kanë hedhur direkt nga një automjet tip “BMW” me targa të vjedhura.

Pamjet e sigurisë tregojnë dy persona, ku njëri ka qenë shoferi dhe tjetri ka vendosur tritolin te shkallët para noterisë. Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga qyteti i Lezhës.

Policia po heton dy pista kryesore: një për lidhjen e mundshme të ngjarjes me Fran Gjonin, noterin që ka kryer këtë detyrë për një kohë të gjatë, dhe tjetra lidhur me vëllanë e tij, Gjin Gjoni, ish-gjyqtar dhe ish-kreu i PD-së në Lezhë, i cili dha dorëheqjen për t’u kandiduar në Primaret e PD-së.

Autoritetet janë duke hetuar për të zbardhur shkaqet e këtij shpërthimi dhe lidhjet e mundshme me zhvillimet politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit