Ky është 20-vjeçari Pavlin Preka, i cili u ekzekutua me armë zjarri në oborrin e banesës së tij në Shkodër. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Guci e Re, ku ai jetonte i vetëm. Pavlin Preka u gjet pa shenja jete në oborr, ndërsa motivet e krimit mbeten ende të paqarta.
Policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve komshinj dhe individë që mund të kenë informacion lidhur me viktimën, por edhe persona që mund të jenë të përfshirë në aktivitete problematike në zonë. Preka nuk njihej si person problematik dhe nuk kishte precedentë penalë. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.