Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky ka reaguar në rrjete sociale duke falenderuar Amerikën për mbështetjen. Mesa duket kjonjë përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kritikave të JD Vance
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë.
Faleminderit @POTUS, Kongresit dhe popullit amerikan.
Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë.”, shkruan Zelensky.
Takimi mes Trump dhe Zelenskyt u përfundua me tone të larta dhe të ashpra, pasi nuk u arrit marrëveshja për mineralet e rralla dhe luftën.