Kreu i grupit parlamentar të PD dhe drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka deklaruar se fluksi i anëtarëve të PD që votuan në primaret e Durrësit ka qenë i lartë.
Ai theksoi se ky proces është një shprehje e respektit për vullnetin e anëtarëve dhe se PD po ndjek një proces demokratik për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
“Është një proces statutor në PD, janë anëtarët e partisë të ftuar për të përzgjedhur kandidatët për deputetë më 11 maj. Kjo tregon se PD respekton vullnetin e anëtarëve dhe ndjek një proces demokratik të përzgjedhjes së kandiatëve përmes parimit ‘një anëtar, një votë’.
Ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm për të shprehur vullnetin e tyre. Anëtarët të paraqiten, të marrin pjesë në votime e të shpallin vullnetin e tyre për kandidatët që kanë aplikuar në këtë proces të brendshëm demokratik të kësaj partie”, është shprehur ai.