Muaji mars sjell rikthimin e emocionove për tifozët kuqezi, me 12 ndeshje të programuara për ekipet kombëtare. Kombëtarja A do të rikthehet në fushë pas një periudhe katër-mujore pa grumbullim, duke u ndeshur me Anglinë më 21 mars në “Wembley” dhe më pas me Andorrën më 24 mars në “Arena Kombëtare”.
Ekipi U-21 do të luajë dy miqësore, një kundër Greqisë më 21 mars dhe një tjetër ndaj Luksemburgut më 25 mars, si pjesë e përgatitjeve për sfidat e ardhshme. Kombëtarja U-19 do të përballet me Maqedoninë e Veriut në dy ndeshje, më 21 dhe 23 mars, në stadiumin “Skënderbeu”.
Gjithashtu, Kombëtarja e Futsallit do të ndeshet me Kazakistanin më 7 mars, ndërsa vajzat e ekipit U-17 do të marrin pjesë në raundin e dytë të Kampionatit Europian në Andorrë, ku do të luajnë kundër Izraelit, Andorrës dhe Bjellorusisë.