Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar sot për përfundimin e studimit të fizibilitetit dhe projektidees për hekurudhën Durrës-Prishtinë.
Ajo theksoi se raporti u prezantua në prani të skuadrave nga Shqipëria dhe Kosova, duke hapur rrugën për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Hekurudha do të lidhi Durrësin me Prishtinën, duke ofruar një mundësi të rëndësishme për transportin komercial dhe për udhëtarët midis dy vendeve.
“Mirëmëngjes ☀️ me lajmin e mirë se tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektidea për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.
Raporti, i cili u prezantua nga Konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi.
Hekurudha Kuq e Zi! 🇦🇱”
Kjo ka rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajonit, dhe qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë të angazhuara për të nisur ndërtimin.
Pas përfundimit të studimit të fizibilitetit, pritet të hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e hekurudhës.