Kategoria Superiore rikthehet sot me dy ndeshje emocionuese. Në orën 14:00, Laçi do të përballet me Vllazninë në një sfidë të rëndësishme për ngjitjen në renditje.
Më pas, në orën 17:00, Elbasani do të presë Partizanin, me verdheblutë që kërkojnë fitoren për të shkurtuar diferencën me të kuqtë.