Procesi i votimit për primaret e Partisë Demokratike është mbyllur për 12 qarqet e vendit. Drejtuesi politik për qarkun e Korçës Ivi Kaso tha për mediat se një pjesë e mirë e degëve kanë sjell edhe kutitë e votimit në degën e Partisë Demokratike.
Kaso nënvizoi se pjesa më e madhe e shqiptarëve presin nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar një fitore me 11 maj.
“Numërimi do të jetë i përqendruar në degën e Korçës dhe do fillojë në momentin që vjen edhe kutia e fundit. Procesi ka qenë i qetë. Ajo që vërehet është se ka patur një numër të lartë pjesëmarrësish në të gjithë degat e PD të qarkut, çka tregon për interesimin e lartë por edhe për entuziazmin e fitores që besoj që pjesa më e madhe e shqiptarëve presin nga PD dhe opozita e bashkuar në zgjedhjet e 11 majit.”, tha ai.