Një anëtar i Partisë Demokratike në Sarandë Ilir Mulla në rrjetin e tij socila ka shprehur se ka dhënë dorëheqjen e tij nga partia. Ai ngre akuza të forta për manipulime dhe parregullsi në procesin e primareve.
Mulla shkruan se në listën e votuesve nuk është gjetur emri i tij pavarësisht se prej kohësh ka qenë pjesë e Partisë Demokratike dhe ka votuar më parë në procese të tjera zgjedhore.
“Sot bëj dorëheqje nga Partia Demokratike! Zgjedhjet e primareve në Sarandë janë kthyer në dallaver e manipulim! Kam qenë anëtar për kaq kohë dhe kam votuar disa herë, pse sot nuk ishte emri im në listën e votuesve? Si puna ime kishte dhe disa të tjerë! Pse bëhen këto primare? Fallco, apo të fitojë kush e meriton?” shkruan ai.
Ndërkohë kandidatja në Primare Manjola Nikollo ka thënë se deri tani i kanë raportuar më shumë se 10 anëtarë të Partisë Demokratike se nuk e kanë gjetur emrin në listat e votimeve