Armando Broja ka zbuluar për ndjekësit, vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Në profilin e tij, sulmuesi ka postuar foto me partneren e re, në një ambient romantik. Broja shihet teksa ka surprizuar të dashurën, me trëndafila dhe tullumbace të kuqe.
Para pak muajsh, Broja ishte në një lidhje me influenceren angleze, Jade Alyssa Wills, me të cilën ndërpreu marrëdhënien në verën e kaluar dhe tani ka nisur një romancë të re.