Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është e qëndrueshme.
Papa Françesku, i shtruar në spital për më shumë se dy javë me pneumoni të dyfishtë, është në gjendje “stabile”, pasi kaloi “një natë të qetë”, thuhet nga Vatikani, në njoftimin e së dielës.
Sipas Vatikanit, Papa Françesku po vazhdon që të pushojë, pais mbrëmjen e së shtunës po merrte oksigjen, po hante dhe ishte i vetëdijshëm e po lutej.
Parametrat e tij hemodinamikë – që lidhen me qarkullimin e gjakut – po ashtu janë stabile dhe Papa nuk ka numër të lartë të qelizave të bardha në gjak, që shpesh tregojnë për një infeksion, tha Vatikani.