Deputeti Enkelejd Alibeaj ka tërhequr rekursin që kishte depozituar në Gjykatën e Lartë për logon dhe vulën e Partisë Demokratike, duke përfaqësuar Lulzim Bashën.
Ai ka shpjeguar se në kohën e depozitimit të rekursit ka qenë në një pozicion tjetër, si kryetar i komanduar i PD, ndërsa tani është pjesë e një subjekti të ri politik dhe nuk ka më interes për Partinë Demokratike.
“Vendimi është individual. Në kohën që unë kam bërë rekursin kam qenë në një tjetër pozicion, si kryetar i komanduar i PD. Kemi krijuar nje subjekt të ri politik, jemi regjisrruar dhe jemi në koalicon.
Duke qenë se jemi një parti tjetër, s’kam më interes të ligjshëm të ndjek një proces për logon dhe vulën e PD
Sepse dikur kam qenë në pozitë tjetër dhe sot s’jam në atë pozitë.
Kjo është kërkesë ligjore. Nuk kam asnjë synim të marr drejtimin e PD, logon apo vulën përmes gjykatës.
Vendimi im është individual dhe nuk prek synimet e personave të tjerë që mund ta synojmë një gjë të tillë.”