-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha takon Koordinatorin e Forza Italia-s: Do shpëtojmë Shqipërinë nga regjimi i Ramës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me Koordinatorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Forza Italia-s, Ludovico Seppilli, në Milano, bashkë me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve midis dy partive dhe intensifikimin e bashkëpunimit në kuadrin e Partisë Popullore Europiane (EPP) dhe Internacionales Demokratike të Qendrës (IDU).

Berisha e informoi Seppilli për situatën në Shqipëri, duke e cilësuar regjimin e Edi Ramës si një “narko-diktaturë” dhe duke theksuar se për shkak të korrupsionit dhe politikave të tij, më shumë se 45% e shqiptarëve janë larguar nga vendi në dekadën e fundit.

Postimi i kreut të PD Sali Berisha:

Takim me Koordinatorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Forza Italia, z. Ludovico Seppilli

Të dashur miq,

Në Milano, së bashku me kryetarin e Partisë Republikane, Z. Fatmir Mediu, takuam Koordinatorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Forza Italia, Z. Ludovico Seppilli. Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera midis dy forcave tona politike, intensifikimin e këtyre marrëdhënieve, bashkëpunimin bilateral dhe atë në kuadrin e EPP dhe IDU.

Gjatë takimit, e njoha Z. Seppilli me zhvillimet në Shqipëri, narko-diktaturën e parë dhe të vetme në Europë, në të cilën Edi Rama, me drejtësinë e tij politike, ka burgosur dhe përndjekur liderët e tre partive politike opozitare, ka marrë mandatet e përfaqësuesve të opozitës dhe, me korrupsionin e tij, ka dëbuar në 10 vite, 45% të shqiptarëve nga Shqipëria.

Unë gjithashtu e sigurova Z. Seppilli se PD, me mbështetjen e miqve të saj si Forza Italia dhe partitë simotra, do ta shpëtojë vendin nga regjimi korruptiv i Edi Ramës dhe do ta rikthejë Shqipërinë në rrugën e shtetit ligjor dhe demokracisë. sb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit