Gjatë tensioneve dhe përplasjeve në Parlamentin e Serbisë, kryeparlamentarja Ana Bërnabiç akuzoi opozitën serbe se “po i kënaq terroristin Albin Kurti dhe mediat në Kosovë”.
Gjatë fjalës së saj, Bërnabiç mbante në duar shkrimet e mediave të Kosovës që raportuan për situatën e krijuar të martën.
Ajo shtoi se për shkak të tymit dhe gazit opozita serbe po shihet si “heroinë” nga shqiptarët.