Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur hetim disiplinor për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Hajredinaj.
Hetimi ka lidhje me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili ka rekomanduar transferimin e tij për shqyrtim për shkelje disiplinore.
Seanca publike për çështjen do të mbahet më 28 mars 2025. Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e Hajredinajt për probleme në të tre kriteret e vlerësimit gjatë rivlerësimit të tij.