Atletja shqiptare Anila Muçaj me origjinë nga Salaria e Tepelenës, humbi jetën në një aksident automobilistik në Irlandë, dy ditë më parë.
Aksidenti ndodhi të dielën në mëngjes, në Tralee të Irlandës, kur 48-vjeçarja shqiptare po vraponte së bashku me dy mikeshat e saj në një rrugë të ngushtë.
Sipas mediave të huaja, ajo u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte nga goditja. Ndërsa dy mikeshat e saj janë jashtë rrezikut për jetën.
Anila Muçaj ishte anëtare e klubit sportiv “Born to Run” në Tralee dhe njihej për pasionin e saj për vrapimin.