Kolegji i Posaçëm i Apelimi ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj. Vendimi është lënë në fuqi nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.
Erjon Çelaj u shkarkua pasi u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me probleme të pasurisë dhe në kriterin e figurës së tij.
“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 448, datë 21.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Erjon Çelaj”. thuhet në njoftim.