-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dodik nënshkruan dekret për ligjin, mediat në Bosnjë: Mund të interpretohet si grusht shteti

Kryesoret

Presidenti i Republikës Srpska të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve që ndalojnë funksionimin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjës në këtë entitet.

Ligjet antikushtetuese u miratuan nga Kuvendi i Republikës Srpska në një seancë më 27 shkurt 2025, dhe ato vijnë pas dënimit të Dodikut nga një gjykatë boshnjake, ku ai mori një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për ushtrimin e detyrës.

Këto zhvillime kanë shkaktuar shqetësim në Bosnje, dhe disa politikanë planifikojnë të paraqesin ligjet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tyre. Mediat boshnjake kanë sugjeruar se ndryshimi i këtyre ligjeve mund të shihet si një përpjekje për grusht shteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit